Kapitulli: 1388. Kupat për sëmundje
1967.
Enesi r.a. tregon hadithin ku flitet se si Ebu Tajjiba i bëri kupa Pejgamberit a.s. (nr. 1004/2102) dhe shton se i Dërguari i Allahut a.s. në fund tha: "Ilaçet më të mira, të cilët mund t'i përdorni për kurim, janë kupat për të nxjerrë gjakun e keq (pas damarëve të kokës) dhe temjani i detit. Mos i mundoni fëmijët duke ua shtrydhur bajamet (tonsillitis), kur u pezmatohen, por përdorni temjan." (5696)
|