Kapitulli: 1389. Kush nuk trajton ose nuk trajtohet me rukja370
1968.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. tha: "M'u shfaqën përpara popuj; kaluan një a dy Pejgamberë me pak pasues; kaloi një Pejgamber i pashoqëruar nga asnjë pasues, derisa, kur më kaloi përpara një turmë e madhe njerëzish, pyeta: "Kush janë këta? A janë pasuesit e mi?" Më thanë: "Ky është Musai dhe pasuesit e tij." Më thanë: "Shih në horizont." Kur ç'të shoh! Një mizëri e madhe njerëzish që mbushte horizontin! Pastaj më thanë: "Shih atje dhe atje tej në hapësirën qiellore." Kur ç'të shoh! Një mizëri e madhe njerëzish që mbushte horizontin! Më thanë: 'Ky është Umeti yt (pasuesit e tu) nga të cilët shtatëdhjetë mijë do të hyjnë në Xhenet pa u marrë në llogari." Pastaj Pejgamberi a.s. hyri në shtëpi pa u treguar shokëve se cilët janë ata shtatëdhjetë mijë vetë. Atëherë njerëzit filluan të flisnin për këtë çështje dhe thanë: "Jemi ne që kemi besuar Allahun dhe që ndoqëm të Dërguarin e Tij. Ata jemi vetë ne, ose fëmijët tanë që kanë lindur në Epokën Islame, sepse ne kemi lindur në kohën e padijes paraislame." Kur Pejgamberi a.s. dëgjoi këto fjalë, doli jashtë dhe tha: "Ata njerëz janë ata që nuk e trajtojnë veten me rukja, as nuk besojnë në ogure, as nuk e përdorin kauterizimin për t'u shëruar, por i mbështeten vetëm Zotit." Kur dëgjoi këtë, Ukasha Ibn Miksan tha: " A jam prej tyre edhe unë, o i Dërguari i Allahut?" Pejgamberi a.s. i tha: "Po." Pas tij u ngrit një tjetër dhe tha: "A jam edhe unë prej tyre?" Pejgamberi a.s. tha: "Tashmë të parapriu e ta mori Ukasha!" (5705)
|