Kapitulli: 1416. Flokët kaçurrela
1999.
Katada e ka pyetur Enesin r.a. për flokët e të Dërguarit të Allahut a.s. Ai i ka treguar: "I Dërguari i Allahut a.s. i ka pasur flokët me onde, jo shumë të drejta dhe jo aq kaçurrela e që i vareshin midis veshëve dhe supeve." (5905)
2000.
Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. i ka pasur duart dhe këmbët të mëdha. Nuk kam parë askënd si ai, as para tij dhe as pas tij. Pëllëmbët i ka pasur të buta." (5907-5912)
|