Kapitulli: 1424. Njeriu nuk duhet t'i fyejë prindërit e vet
2008.
Abdullah Ibn Amr r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Nuk ka dyshim se një nga gjynahet më të mëdha është që njeriu të mallkojë prindërit e vet." E pyetën: "O i Dërguari i Allahut! E si mund t'i mallkojë njeriu prindërit e vet?!" Pejgamberi a.s. tha: "Një njeri i fyen babain dikujt tjetër, pastaj ky i fyen babain të parit; pastaj ai i fyen nënën dhe i dyti i fyen nënën të parit." (5973)
|