Kapitulli: 1429. Mëshira për fëmijët, puthja dhe përqafimi i tyre (Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka puthur dhe e ka marrë erë birin e vet, Ibrahimin)
2013.
Aishja r.a. tregon: "Një beduin shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "Ju i puthni fëmijët! Ndërsa ne nuk i puthim ata!" Pejgamberi a.s. i tha: "Çfarë të bëj unë, kur Allahu ta ka hequr mëshirën nga zemra?!" (5998)
2014.
Umeri r.a. tregon: "Një herë sollën te Pejgamberi a.s. disa robër lufte, gra dhe fëmijë. Aty pamë që një grua shtrydhte qumësht nga gjoksi i vet për t'ua dhënë fëmijëve dhe, sapo të gjente ndonjë fëmijë mes robërve, ajo e vinte në gjoks dhe i jepte të pijë. (Ajo e kishte humbur fëmijën e vet, por më pas e gjeti). Pejgamberi a.s. na tha: "A mendoni se kjo grua mund ta hedhë fëmijën e saj në zjarr?" Ne i thamë: "Jo, në qoftë se ajo mundet të mos e hedhë atje." Pastaj shtoi: "Allahu është më i Mëshirshëm me robërit e Tij sesa kjo grua me birin e saj!" (5999)
|