Kapitulli: 1432. Mëshira për njerëzit dhe kafshët
2017.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit për të falur namazin e ne u ngritëm bashkë me të. Kur ai ishte në namaz, një beduin thirri: "O Allah! Më mëshiro mua dhe Muhamedin dhe mos mëshiro tjetër kënd me ne!" Mbasi dha selam, Pejgamberi a.s. i tha beduinit: "E ke ngushtuar shumë një gjë (Mëshirën e Allahut) që është tepër e gjerë!" (6010)
2018.
Nuëman Ibn Beshir r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Mund të shihni se besimtarët në mëshirën, dashurinë e në përzemërsinë ndërmjet tyre i ngjajnë një trupi të vetëm aq sa, kur vuan e rënkon një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet." (6011)
2019.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Çdo muslimani që mbjell një bimë, do t'i llogaritet sikur ka dhënë sadaka, sa herë që nga kjo bimë (a pemë) të ushqehen njerëz ose kafshë." (6012)
2020.
Xherir Ibn Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "
Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.
|