Kapitulli: 1434. Gjynahu i atij njeriu, fqinjët e të cilit nuk ndihen të sigurt prej të këqijave të tij
2022.
Ebu Shureihu r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. tha: "Betohem për Allahun se nuk është besimtar! Betohem për Allahun se nuk është besimtar! Betohem për Allahun se nuk është besimtar!" E pyetën: "E kush është ky, o i Dërguari i Allahut?" Ai u përgjigj: "Është ai njeri, fqinji i të cilit nuk ndihet i sigurt dhe i qetë prej të këqijave të tij." (6016)
|