Kapitulli: 1441. Fyerjet dhe mallkimet e ndaluara
2030.
Ebu Dherri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Në qoftë se dikush e akuzon një tjetër si "njeri me fe të prishur" apo "njeri që mohon fenë", një akuzë e tillë do t'i kthehet akuzuesit, në qoftë se i akuzuari është i pafajshëm". (6045)
2031.
Thabit Ibn Dahhaku r.a., një nga shokët që i dhanë besën Pejgamberit a.s. nën pemë në Hudejbije, tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që betohet në ndonjë fe tjetër, veç Islamit, kur gënjen, atëherë ai me të vërtetë është i atillë. Biri i Ademit nuk është i detyruar të përmbushë betimin e dhënë për të bërë ndonjë gjë që ai nuk e ka në dorë. Kushdo që e vret veten me një send në këtë botë, do të ndëshkohet (ta vrasë veten) me atë send Ditën e Kiametit. Kush mallkon një besimtar, është njëlloj sikur ta ketë vrarë atë. Kush shpif për një besimtar se është femohues, është njëlloj sikur ta ketë vrarë atë." (6047)
|