Kapitulli: 1443. Çfarë nuk pëlqehet në lavdërimin e dikujt
2033.
Ebu Bekra r.a. tregon: "Një herë u përmend emri i një burri në prani të Pejgamberit a.s. dhe dikush e lavdëroi shumë atë. Pejgamberi a.s. i tha: " Allahu të mëshiroftë! Ia preve qafën mikut tënd!"-, duke e përsëritur këtë fjalë disa herë. Pastaj ai (a.s.) tha: "Në qoftë se dikujt prej jush i duhet patjetër të lavdërojë dikë, atëherë le të thotë: 'Mendoj se ai është i këtillë e i atillë'-, nëse mendon për të ashtu. Vlerësuesi i vëtetë është vetëm Allahu, (sepse vetëm Ai i di të gjitha të fshehtat) dhe askush nuk mund t'ia paraqesë Allahut dikë si të pastër (nga të metat e gjynahet)." (6061)
|