Kapitulli: 1445. Dyshimi që është i lejuar
2036.
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Unë mendoj se filani dhe filani nuk dinë gjë për fenë tonë." Sipas një transmetimi tjetër ai ka thënë: "Unë mendoj se filani dhe filani nuk e njohin fenë tonë, të cilën ne po e ndjekim e po i përkushtohemi." Lejthi, i pesti në vargun e përcjellësve të hadithit, thotë se ata ishin dy burra nga hipokritët. (6067)
|