Kapitulli: 1450. Kujdesi dhe ruajtja nga zemërimi
2041.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "I fortë nuk është ai njeri që i mund të tjerët me forcën e tij, por i fortë është ai që e përmban veten kur është i zemëruar dhe i nxehur." (6114)
2042.
Ebu Hurejra r.a. tregon se një burrë i tha Pejgamberit a.s.: "Më këshillo!" Pejgamberi a.s. i tha: "Mos u nxeh!" Burri e përsëriti kërkesën disa herë, por Pejgamberi a.s. çdo herë iu përgjigj: "Mos u nxeh!" (6116)
|