Kapitulli: 1468. Marrja e lejes për të hyrë diku është për shkak të ruajtjes së shikimit
2060.
Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: "Një burrë shikoi vjedhurazi nëpërmjet një vrime në shtëpinë e Pejgamberit a.s., ndërkohë Pejgamberi a.s. kishte në dorë një krehër hekuri me të cilin po krihte kokën. Ai tha: "Po ta dija se ti po vështroje nga vrima, do të ta kisha shpuar syrin me të. Me të vërtetë, urdhri për të marrë leje për të hyrë diku është bërë i detyruar për shkak të ruajtjes së kufijve të shikimit." (6241)
|