Kapitulli: 147. Kur dikush kujtohet në xhami se është xhunub, duhet të dalë ashtu siç është (dhe të shkojë e të marrë gusl) dhe jo të marrë tejemum
196.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një herë u bë ikameti (thirrja e dytë) për namaz dhe rreshtat u rregulluan drejt për falje. Atëherë i Dërguari i Allahut a.s. hyri tek ne (në xhami për të na prirë në namaz). Sapo u vendos në vendin e tij për falje, iu kujtua se kishte qenë xhunub dhe na tha që të qëndronim në vendet tona, ndërsa ai u kthye përsëri (në shtëpi) dhe u la (duke marrë gusl). Pastaj ai doli prapë tek ne, ndërsa nga koka i pikonte ujë, thirri tekbirin e fillimit të namazit dhe ne të gjithë falëm namazin me të. (275)
|