Kapitulli: 1482. Fjetja në krah të djathtë
2074.
Bera Ibn Aazib r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. binte në shtrat, gjithnjë flinte në krah të djathtë dhe thoshte: "Allahumme eslemtu nefsi ilejke, ve vexh-xhehtu vexhhi ilejke, ve fev-vedtu emri ilejke, ve elxhe'tu dhahri ilejkef ragbeten ve rahbeten ilejke. La melxhe'e ve la menxha minke il-la ilejke. Amentu bikitabikel-ledhi enzelte ve bi nebijjikel-ledhi erselte - O Allah! Ta kam nënshtruar veten time Ty, e kam kthyer fytyrën time nga Ti, t'i kam dorëzuar Ty gjithë punët e mia dhe e kam mbështetur shpinën tek Ti (unë jam nën Urdhrin Tënd, mbështetem tek Ti për të gjitha punët) duke pritur Shpërblimin Tënd dhe duke iu frikësuar Ndëshkimit Tënd. Nuk ka ikje prej Teje dhe nuk ka mbrojtje përveçse tek Ti. Unë kam besuar në Librin Tënd, të cilin Ti e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd, të cilin Ti e ke dërguar." Për këto fjalë i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që i thotë këto fjalë para se të flejë dhe vdes po atë natë, atëherë ai do të vdesë në Fitra (në natyrën e Pastër Islame, në fenë e vetme të pranuar nga Allahu)." (6315)
|