Kapitulli: 1487. Duaja në kohë pikëllimi
2079.
Ibn Abbasi r.a. tregon se në kohë vështirësie e pikëllimi i Dërguari i Allahut a.s. gjithnjë lutej duke thënë: "Laa ilahe il-lAllahul-Adhimul-Halim. Laa ilahe il-lAllahu Rabbul-Arshil-Adhim. Laa ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul- erdi ve Rabbul-Arshil-Kerim - Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Madhështorit, më Durimtarit. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Zotit të Fronit Madhështor. Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës, Zotit të Fronit Fisnik!,/ (6346)
|