Kapitulli: 1488. Kërkimi i Mbrojtjes së Allahut nga çastet e vështira të fatkeqësisë
2080.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. gjithnjë kërkonte Mbrojtjen e Allahut për ta ruajtur nga çastet e vështira të fatkeqësisë, nga kaplimi i mjerimit në Jetën e Përtejme, nga përcaktimi i fundit të keq dhe nga ligësia e armiqve. Sufjani, përcjellës i tretë i hadithit, thotë se njërën nga këto e ka shtuar ai vetë, por nuk e di se cilën. (Por nga librat e tjerë të hadithit duket se e shtuar është e fundit.) (6347)
|