Kapitulli: 1491. Mbështetja tek Allahu për të na ruajtur nga të gjitha gjynahet dhe nga rënia në borxhe
2083.
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. gjithnjë thoshte: "O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga përtacia, nga mosha e thyer, nga të gjitha gjynahet, nga borxhet, nga sprovat dhe vështirësitë e varrit, nga ndëshkimi i varrit, nga sprovat dhe vështirësitë e Zjarrit, nga ndëshkimi i Zjarrit dhe nga sherri i sprovave dhe vështirësive të pasurisë! Të mbështetem Ty të më ruash nga sprovat dhe vështirësitë e varfërisë, të mbështetem Ty të më ruash nga sprovat dhe vështirësitë e Mesihut Dexhxhal! O Allah! M'i laj gjynahet me ujë bore e breshëri dhe ma pastro zemrën nga të gjitha gabimet, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë, dhe më largo nga gabimet e mia aq larg sa ç'i ke larguar nga njëri-tjetri lindjen dhe perëndimin!,/ (6368)
|