Kapitulli: 1496. Vlera dhe epërsia e fjalës: "Subhan-Allah"
2089.
Ebu Musai r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Shembulli i një njeriu që e kujton Zotin e tij (me lëvdata, falënderime e madhërime për Të) në krahasim me një njeri që nuk e kujton Zotin e vet, është si shembulli i të gjallit krahasuar me të vdekurin." (6407)
2090.
Ebu Hurejra tregon:"I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu ka disa melekë, të cilët dalin nëpër rrugë e ngado në kërkim të atyre që e përmendin Allahun e Madhëruar. Dhe kur gjejnë njerëz të cilët përmendin i lavdërojnë Allahun, ata thërrasin njëri- tjetrin duke thënë: 'Ejani te ata që po kërkom." Ai shtoi: "Pastaj melekët i rrethojnë ata njerëz me krahët e tyre deri në qiellin më të afërt (qiellin e dynjasë). Më pas (pasi kthehen) Zoti i tyre i pyet (melekët) - megjithëse Ai e di gjithçka më mirë se ata - 'Çfarë thoshin robërit e Mi?' Melekët i përgjigjen: 'Ata thoshin: I Lavdëruar qoftë Allahu, Allahu është më i Madhi, të gjithë falënderimet janë vetëm për Allahun, lavdia i qoftë Allahut/! Pastaj Zoti u thotë: 'A më kanë parë ata mua?/ Melekët i përgjigjen: ']o, për Allahun! O Zot, ata nuk të kanë parë Ty!7 Allahu thotë: 'Si do të ishte nëse ata do të më shihnin Mua?' Melekët i përgjigjen: 'Po të të shihnin Ty, ata do të të adhuronin më me përkushtim, do të të thurnin më shumë lavde e falënderime dhe do të të dëlirnin më shpesh (nga çdo e metë që të paditurit ta veshin fajësisht)!' Allahu u thotë (melekëve): 'Çfarë kërkojnë ata prej Meje?' Melekët i përgjigjen: 'Ata kërkojnë prej Teje Xhenetin/ Allahu i pyet (melekët): 'A e kanë parë ata atë?7 Melekët ia kthejnë: 'Jo, për Allah! O Zot, ata nuk e kanë parë atë/ Allahu u thotë: 'Si do të kishte qenë nëse ata do ta kishin parë atë?' Melekët i përgjigjen: 'Po ta shihnin atë, atëherë do të kishin më shumë lakmi për të, do të përpiqeshin me më shumë zell për ta arritur dhe do të kishin më tepër etje për të!' Allahu u thotë: 'Nga se kërkojnë mbrojtje ata?7 Melekët përgjigjen: 'Ata kërkojnë mbrojtje nga Zjarri/ Allahu u thotë. 'A e kanë parë atë?' Melekët ia kthejnë: 'Jo, për Allahun! O Zot, ata nuk e kanë parë atë/ Allahu thotë: 'Si do të kishte qenë po ta kishin parë atë?' Melekët thonë: To ta kishin parë atë, atëherë do të përpiqeshin me të gjitha fuqitë të iknin prej tij dhe do t'i frikësoheshin akoma më shumë.!' Pastaj Allahu thotë. 'Ju kam dëshmitarë që Unë i kam falur ata'!" (I Dërguari i Allahut a.s. shtoi:) "Njëri nga melekët do të thotë: Tshte edhe filani atje mes tyre dhe ai nuk ishte si të tjerët, por kishte ardhur aty për nevojë'. Allahu do të thotë: 'Ata janë njerëz, shokët e të cilëve nuk do të katandisen në mjerim'!" (6408)
|