Kapitulli: 1498. Fjala e Pejgamberit a.s: "Rri në dynja si të ishe i huaj në të."
2092.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. më kapi për supi dhe më tha: "Qëndro në dynja si të ishe i huaj në të." Muxhahidi (përcjellësi i dytë i hadithit) thotë se Ibn Umeri thoshte: "Nëse e kap mbrëmjen, mos prit të jesh gjallë në agim dhe, po ta kapësh i gjallë agimin, mos shpreso ta arrish mbrëmjen. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta jote për vdekjen tënde (pra, bëj vepra të mira sa je i shëndoshë para se të sëmuresh dhe sa je gjallë para se të vdesësh)." (6416)
|