Kapitulli: 1499. Pritja dhe shpresa e vazhdueshme (për jetë të gjatë dhe për kënaqësitë e dynjasë)
2093.
Abdullahu r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. vizatoi një katror pastaj i bëri një vizë për mesi duke e zgjatur jashtë tij. Pastaj vizatoi shumë vija të tjera të vogla të lidhura me vijën qendrore dhe tha: "Ky është njeriu dhe ky katror është exheli i jetës së tij i cili e rrethon ose e ka rrethuar nga të gjitha anët. Kjo viza jashtë është shpresa e tij dhe këto vizat e vogla janë shqetësimet dhe fatkeqësitë që mund t'i bien. Kështu, në qoftë se nuk e godet dot njëra, do ta kapë tjetra." (6417)
2094.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. vizatoi disa vija dhe tha: "Kjo është shpresa e njeriut dhe ky është exheli i tij. Kështu pra, ndërsa është në këtë gjendje shprese, kur ja! Vjen viza më e afërt (vdekja)!" (6418)
|