Kapitulli: 15. Kush thotë që besimi, në të vërtetë, është veprimi
25.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "
Të Dërguarin e Allahut a.s. e pyetën: 'Cila është vepra më e mirë?' Ai u përgjigj: 'Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij (Muhamedin a.s.).' E pyetën prapë: 'Po pastaj çfarë (vepre vjen)?' Ai u përgjigj: 'Lufta për çështjen e Allahut.' Folësi pyeti prapë: 'Po pastaj çfarë?' Ai u përgjigj: 'Haxhi (i kryer në rregull dhe) i pranuar (nga Allahu).'
|