Kapitulli: 1500. Ai që arrin moshën gjashtëdhjetë vjeç, nuk ka aspak të drejtë t'i kërkojë Allahut t'i zgjatet jeta
2095.
Ebu Hurejra tregon r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: " Allahu nuk do t'ia pranojë shfajësimin asnjë njeriu të cilit i është shtyrë exheli (afati i vdekjes) derisa ka arritur moshën gjashtëdhjetë vjeç."384 (6419)
2096.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "Zemra e të moshuarit mbetet gjithnjë e re për dy gjëra: në dashurinë për dynjanë dhe në shpresën e pandërprerë." (6420)
|