Kapitulli: 1501. Vepra që bëhet për të kërkuar me të Fytyrën e Allahut
2097.
Itban Ibn Maliku r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. hëngri drekë tek unë, pastaj tha: "Çdo njeriu që vjen Ditën e Kiametit dhe që ka thënë më parë me sinqeritet: 'Laa ilahe il-lAllah - nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut Një e të Vetëm'-, duke kërkuar me të vetëm Fytyrën e Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Zjarrin e do ta ruajë prej tij." (6422, 6423)
2098.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: "Allahu i Lartësuar thotë: 'Robit Tim besimtar të vërtetë, i cili bën durim dhe shpreson Shpërblimin Tim kur Unë ia marr jetën njeriut të tij të dashur, Unë kam për t7i dhuruar vetëm Xhenetin." (6424)
|