1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1505. Si kanë jetuar Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij dhe si kanë hequr dorë ata nga dynjaja
›  2102 Tregohet se Ebu Hurejra r.a. gjithnjë thoshte: "Betohem në Allahun, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar! Sa e sa herë shtrihesha me barkun përdhe nga uria dhe sa e sa herë lidhja gur për barku nga uria! Kështu, një ditë u ula anës rrugës ku zakonisht kalonin Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij. Kur aty kaloi Ebu Bekri e pyeta atë për një ajet nga Libri i Allahut. E pyeta atë vetëm që mbase ai të mund të më jepte diçka të mbushja barkun, por ai kaloi pa e bërë një gjë të tillë. Pastaj aty kaloi Umeri dhe unë e pyeta për një ajet nga Libri i Allahut. Nuk e pyeta me qëllim tjetër veçse të mund të ma shuante urinë, por edhe ai kaloi pa e bërë një gjë të tillë. Pastaj aty kaloi Ebul Kasimi (Pejgamberi a.s.) dhe buzëqeshi kur më pa, sepse e kuptoi çfarë kisha në vetvete dhe çfarë kisha në fytyrë. Ai më thirri: "O Ebu Hirr!" Iu përgjigja: "Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!" Më tha: "Eja pas meje." Kështu, ai eci dhe unë i shkova pas derisa, kur hyri në shtëpi, i kërkova leje për të hyrë dhe ai më lejoi të hyj. Aty gjeti një tas me qumësht dhe pyeti: "Nga ka ardhur ky qumësht?" I thanë se dikush ia kishte sjellë dhuratë atij. Ai më tha: "O Ebu Hirr!" Iu përgjigja: "Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!" Ai më tha: "Shko e m'i thirr njerëzit e Suffas." Këta ishin miqtë e Islamit që nuk kishin as familje, as pasuri, as ndokënd për t'i mbajtur dhe, sa herë që i sillnin ndonjë gjë Pejgamberit a.s. si lëmoshë, ai gjithnjë ua çonte atyre dhe nuk mbante asgjë për vete. Ndërsa kur i sillnin ndonjë dhuratë, ai gjithnjë u çonte atyre diçka prej saj dhe diçka e mbante për vete. Mirëpo ky urdhër i Pejgamberit a.s. më habiti dhe thashë me vete: "E ç'është ky qumësht për njerëzit e Suffas? Mendova se unë isha më i merituar për atë qumësht që ta forcoja pak veten, por ja! Pejgamberi a.s. erdhi e më urdhëroi që t'ua jepja atyre qumështin, ndërsa çuditesha me vete se çdo të më mbetej mua prej tij. Megjithatë nuk kisha mundësi tjetër, përveçse t'i bindesha Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kështu që shkova te njerëzit e Suffas dhe i thirra. Ata erdhën dhe i kërkuan leje Pejgamberit a.s. për të hyrë. Ai i la ata të hyjnë dhe secili zuri vendet e vet në shtëpi. Pejgamberi a.s. më thirri: "O Ebu Hirr!" Iu përgjigja: "Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!" Ai më tha: "Merre dhe jepua atyre." Kështu, unë e mora tasin e qumështit dhe fillova t'i jap të pijë secilit derisa të ngopej, pastaj të ma kthente. Vazhdova kështu derisa piu dhe u ngop i gjithë grupi dhe në fund arrita te Pejgamberi a.s.. Ai e mori tasin dhe e mbajti në dorë pastaj pa nga unë dhe buzëqeshi. Më tha: "O Ebu Hirr!" Iu përgjigja: "Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!" Më tha: "Kemi mbetur unë dhe ti!" I thashë: "Të vërtetën ke thënë, o i Dërguari i Allahut!" Më tha: "Ulu dhe pi." Kështu, u ula dhe piva. Më tha: "Pi" dhe piva. Ai vazhdoi të ma përsëriste: "Pi, pi" derisa i thashë: "Jo! Betohem për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! S'kam më vend për të." Ai më tha: "Tani ma jep mua." Kur ia dhashë atij tasin, ai falënderoi Allahun dhe përmendi Emrin e Tij (tha Bismil-lah) pastaj piu pjesën që kishte mbetur." (6452)
URL:
›  2103 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. është lutur duke thënë: "O Allah! Furnizoje familjen e Muhamedit (a.s.) me ushqim!" (6460)
URL: