Kapitulli: 1507. Bashkimi i shpresës dhe i frikës ndaj Allahut të Madhëruar
2106.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Me të vërtetë që Allahu e krijoi Mëshirën! Ditën që Ai e solli atë, Ai e bëri atë në njëqind pjesë. Ai mbajti për Veten e Tij nëntëdhjetë e nëntë pjesë dhe dërgoi një pjesë të saj te të gjitha krijesat e Tij. Sikur ta dinte femohuesi gjithë Mëshirën që është në Duart e Allahut, ai kurrë nuk do t'i humbiste shpresat për të hyrë në Xhenet. Ndërsa, sikur ta dinte besimtari gjithë Ndëshkimin që zotëron Allahu, ai asnjëherë nuk do ta kishte quajtur veten të shpëtuar nga Zjarri!" (6469)
|