Kapitulli: 1513. Kush ka qëllim të bëjë një punë të mirë ose të keqe
2113.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s., duke treguar për Zotin, na tha: "Allahu i ka shkruar veprat e mira e të këqija (i ka urdhëruar melekët t'i shkruajnë), pastaj e ka sqaruar mënyrën (ua ka treguar atyre se si t'i shkruajnë). Nëse dikush vendos (dhe niset) të bëjë një vepër të mirë dhe nuk e bën atë, atëherë Allahu do t'ia shkruajë atij shpërblimin si për një vepër të mirë të plotë. Nëse ai vendos për të bërë një vepër të mirë dhe e bën atë me të vërtetë, atëherë Allahu do t'ia shkruajë atij shpërblimin e saj nga dhjetëfish deri në shtatëqind fish, ose edhe më shumë më tepër. Nëse dikush bën nijet për të kryer një vepër të keqe, por nuk e bën atë, atëherë Allahu do t'ia shkruajë atij shpërblimin si për një vepër të mirë të plotë. Nëse ai e vendos ta bëjë atë (vepër të keqe) dhe e bën atë vërtet, atëherë Allahu do t'ia shkruajë atij si një vepër e keqe e vetme." (6491)
|