Kapitulli: 1523. Përshkrimi i Xhenetit dhe i Zjarrit
2126.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur banorët e Xhenetit të kenë hyrë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit të kenë hyrë në Zjarr, do të sillet vdekja, do të vendoset ndërmjet Xhenetit dhe Zjarrit dhe do të theret. Pastaj një thirrës do të thërrasë: 'O banorët e Xhenetit, nuk ka më vdekje! O banorët e Zjarrit, nuk ka më vdekje! Atëherë banorëve të Xhenetit do t'u shtohet gëzim mbi gëzimin që do të kenë, ndërsa banorëve të Zjarrit do t'u shtohet pikëllim mbi pikëllimin që do të kenë." (6548)
2127.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu, i Lartësuari me Madhështi, do t7u thotë njerëzve të Xhenetit: 'O banorët e Xhenetitr Ata do t'i përgjigjen: 'Urdhëro, të përgjigjemi, o Zoti ynë!' Ai, me Madhërinë e Vet, do t'u thotë: 'A jeni të kënaqur?' Ata do të thonë: 'E si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhuruar atë që nuk ia ke dhënë askujt tjetër nga krijesat e Tua?.r Allahu i Madhëruar do t'u thotë: 'Unë do t'ju jap diçka edhe më të mirë se ato që ju kam dhënë deri tani.1, Ata do t'i thonë: 'Zoti ynë! E ç'është më e mirë se kjo që kemi?/ Allahu i Lartësuar do t'u thotë: 'Unë do t'ju dhuroj kënaqësinë Time dhe nuk do të zemërohem kurrë më me ju këtej e tutje'!" (6549)
2128.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Gjerësia e shpatullave të femohuesit do të jetë sa largësia e përshkruar nga një kalorës i shpejtë për tri ditë." (6551)
2129.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Disa njerëz do të dalin nga Zjarri pasi të kenë marrë prej tij një djegie, e cila do t'ua ketë ndryshuar ngjyrën dhe do të hyjnë në Xhenet, ku banorët e atyshëm do t'i quajnë ata njerëz /xhehenemlinjtë/." (6559)
2130.
Nuëman Ibn Beshiri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Njeriu që do të ketë ndëshkimin më të lehtë nga banorët e Zjarrit Ditën e Kiametit, do të jetë një burrë që do të ketë nën harkun e tabanit të këmbëve dy thëngjij, prej të cilëve do t'i vlojnë trutë, siç vlon ena e bakrit ose vorba." (6562)
2131.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Çdo njeriu që do të hyjë në Xhenet, do t'i tregohet vendi që do të kishte zënë në Zjarr, në qoftë se nuk do të kishte besuar, me qëllim që të jetë më shumë mirënjohës. Po kështu, çdo njeriu që do të hyjë në Zjarr, do t'i tregohet vendi që do të kishte zënë në Xhenet, në qoftë se do të kishte besuar, që të jetë pikëllim për të." (6569)
|