Kapitulli: 1526. Urdhri i Allahut është vendim i përcaktuar dhe i përmbushur. (Kuran, 33:38)
2138.
Hudhejfa r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. mbajti një ligjëratë feje përpara nesh, në të cilën nuk la gjë pa përmendur për gjithçka që do të ndodhë deri në Orën e Kiametit, pavarësisht se atë e mbajti mend kush e mbajti dhe e harroi kush e harroi. Pas asaj fjale i shihja ngjarjet që ndodhnin siç ishin përmendur në atë ligjëratë, por i kisha harruar para se ato të vinin. Pastaj i dalloja ndodhitë e tilla siç dallon dikush ndonjë njeri, të cilin nuk e ka parë disa kohë dhe pastaj, kur e sheh, e kujton dhe e njeh atë. (6604)
|