Kapitulli: 1528. I ruajtur është ai që e ruan Allahu
2140.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ka kalif të zgjedhur që të mos ketë dy grupe këshilluesish: njëri grup e këshillon dhe e udhëzon atë të bëjë mirësi dhe e shtyn atë që ta pranojë e ta zbatojë këtë, ndërsa grupi tjetër e këshillon dhe e udhëzon të veprojë të keqen dhe e shtyn që ta pranojë e ta zbatojë këtë. Kurse i ruajtur është ai të cilin e mbron dhe e ruan Allahu." (6611)
|