Kapitulli: 1531. Si kanë qenë betimet e Pejgamberit a.s.
2144.
Abdullah Ibn Hishami r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s. dhe ai kishte kapur Umer Ibn Hattabin për dore. Umeri i tha: "O i Dërguari i Allahut! Je më i dashur për mua se çdo gjë tjetër, përveç vetes sime!" Pejgamberi a.s. tha: "Jo, betohem për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im! Nuk do të kesh besim të plotë, derisa të jem për ty më i dashur se vetja jote!" Pastaj Umeri tha: "Tani, betohem për Allah, se ti je më i dashur për mua edhe se vetja ime." Pejgamberi a.s. tha: "Tani, o Umer (je me të vërtetë besimtar tamam i plotësuar)!" (6632)
2145.
Ebu Dherri r.a. tregon: "Një herë shkova te Pejgamberi a.s. kur ai po thoshte nën hijen e Qabesë: "Ata janë të humburit! Betohem për Zotin e Qabesë! Ata janë të humburit! Për Zotin e Qabesë!" Thashë me vete: "Ç'kam unë? A mos më duket ndonjë gjë mua? Ç'është me mua?" Kështu, u ula pranë tij, ndërsa ai vazhdonte ta përsëriste atë fjalë. Unë nuk munda të duroj dhe Allahu e di se në ç'gjendje mërzie isha ndërkohë, kështu që e pyeta: "Kush janë ata, u bëfshin kurban babai dhe nëna i ime për ty, o i Dërguari i Allahut?" Atha: "Ata janë pasanikët, përveç atyre që thonë dhe bëjnë kështu, kështu dhe ashtu (atyre e që shpenzojnë pasurinë sipas Ligjit të Allahut)" (6638)
|