Kapitulli: 1536. Betimi për diçka që nuk e ke dhe për diçka që përbën gjynah
2150.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kur po mbante një ligjëratë fetare, Pejgamberi a.s. pa një burrë në këmbë, kështu që pyeti për të. Njerëzit i thanë: "Është Ebu Israili. Është betuar se do të qëndrojë në këmbë dhe nuk do të ulet kurrë, se nuk do të hyjë kurrë në hije, se nuk do të flasë dhe se do të agjërojë." Pejgamberi a.s. tha: "Urdhërojeni që të flasë e të hyjë në hije dhe bëjeni të ulet, por le ta plotësojë agjërimin!" (6704)
|