Kapitulli: 1539. Pjesa e trashëgimisë së vajzës së djalit në prani edhe të bijës së të ndjerit
2154.
Huzejl Ibn Shurehbili tregon: "Disa njerëzz e pyetën Ebu Musanë r.a. në lidhje me pjesën e trashëgimisë së vajzës së të ndjerit, vajzës së djalit të tij dhe motrës së tij. Ai tha: "Të bijës i takon gjysma dhe të motrës gjysma. Edhe po të shkoj tek Ibn Mesudi do të pajtohet me gjykimin tim." Kështu, e pyetën edhe Ibn Mesudin duke i treguar edhe për gjykimin e Ebu Musait. Ai tha: "Në qoftë se do të jepja po atë gjykim, atëherë do të isha larguar nga rruga e drejtë dhe nuk do të isha i udhëzuar. Unë e gjykoj këtë çështje me gjykimin e Pejgamberit a.s.: Të bijës i takon gjysma, vajzës së djalit një e gjashta dhe këto të dyja plotësojnë dy të tretat e gjithë pasurisë, ndërsa pjesa e mbetur i takon të motrës së të ndjerit." Më pas ata shkuan tek Ebu Musai. Kur i treguam për gjykimin e Ibn Mesudit, ai tha: "Mos më pyesni mua për të gjykuar, për sa kohë që ky dijetar i mençur është mes jush." (6736)
|