Kapitulli: 1541. Kush shtiret se është i biri i dikujt tjetër në vend të babait të vet
2157.
Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kushdo që e quan veten bir të dikujt tjetër dhe jo të babait të vet të vërtetë, atij njeriu i është ndaluar Xheneti." Këto fjalë iu përmendën edhe Ebu Bekras, i cili tha: "Edhe veshët e mi e kanë dëgjuar, edhe zemra ime e ka mësuar një gjë të tillë nga i Dërguari i Allahut a.s.!" (6766, 6767)
2158.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Mos i mohoni baballarët tuaj. Kush e mohon babanë e vet, atëherë ai është ngarkuar me mosbesim." (6768)
|