Kapitulli: 1544. Prerja e dorës dhe përmasa e kësaj prerjeje
2163.
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "
Dora pritet për një çerek dinari e më shumë.
2164.
Aishja r.a. tregon se në kohën e Pejgamberit a.s. dora nuk pritej për një vlerë më të vogël se ajo e një mburoje (e cila në atë kohë kushtonte një dinar). 6792)
2165.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut i preu dorën një hajduti që kishte vjedhur një mburojë, e cila bënte tre dërhemë. (6795)
|