Kapitulli: 1552. Gjynahu i pafalshëm i atij që i vë shok Allahut (në adhurim)
2175.
Ibn Mesudi r.a. tregon se dikush tha: "O i Dërguari i Allahut! A do të ndëshkohemi për atë që kemi bërë në periudhën e padijes paraislame?" Pejgamberi a.s. tha: "Kush punon mirësi e drejtësi në Islam, nuk do të ndëshkohet për çfarë ka bërë në kohën e padijes paraislame dhe, kush vepron të keqen në Islam, do të ndëshkohet për veprat e këqija që ka bërë në kohën e parë dhe të dytë." (6921)
|