Kapitulli: 1574. Dikujt i jepet pozita drejtuese, por ai nuk kujdeset me ndershmëri për ata që drejton
2201.
Makil Ibn Jesari r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Çdo robi që Allahu i jep pozitë drejtuese mbi disa njerëz, por që nuk kujdeset për ta me ndershmëri, ai kurrë nuk do t'ia ndiejë erën Xhenetit/' (7150)
2202.
Makil Ibn Jesar r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Në qoftë se një qeveritar që ka pozitë drejtuese mbi muslimanët, vdes duke i mashtruar ata gjatë sundimit të tij, Allahu do t'ia ndalojë atij Xhenetin/' (7151)
|