Kapitulli: 1575. Kush i shqetëson dhe i vë njerëzit në vështirësi, do të shqetësohet dhe do të vihet në vështirësi nga Allahu
2203.
Xhundabi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kushdo që bën një punë të mirë për t'u dukur, Allahu do t'ia zbulojë qëllimet e tij në Ditën e Kiametit (para njerëzve) dhe kushdo që i vë njerëzit në vështirësi, Allahu do ta vërë atë në vështirësi në Ditën e Llogarisë." Njerëzit e pranishëm i thanë (Xhundabit): "Atëherë na këshillo!" Ai u tha: "Gjëja e parë e trupit të njeriut që kalbet është barku. Prandaj, ai që mundohet të hajë vetëm ushqim të mirë e të lejuar (hallall, të ligjshëm), duhet ta bëjë këtë! Po ashtu, kush mundohet që të mos lërë asnjë pikë gjaku të derdhur që ta pengojë nga Xheneti, duhet ta bëjë këtë!" (7152)
|