Kapitulli: 1579. Caktimi i kalifit pasardhës
2208.
Ibn Umeri r.a. tregon se, kur Umeri r.a. (ishte në shtratm e vdekjes) i thanë: "A nuk do të caktosh pasues?" Umeri u tha: "Në qoftë se unë caktoj kalif, një gjë të tillë e ka bërë dikush që është më i mirë se unë, Ebu Bekri, i cili e caktoi pasuesin e vet. Në qoftë se e lë çështjen të pavendosur, kështu ka vepruar dikush që është më i mirë se unë, i Dërguari i Allahut a.s., i cili nuk caktoi kalif pasues." (7218)
|