Kapitulli: 1592. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu ju paralajmëron që t'i ruheni Vetes së Tij (Ndëshkimit të Tij)." (Kuran, 3:28) dhe "Ti e di se ç'ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di se ç'ka në Veten Tënde!" (Kuran, 5:116)
2223.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "
Kur i krijoi krijesat, Allahu shkroi në Librin e Vet të vendosur tek Ai mbi Arsh, duke ia bërë detyrim Vetes: 'Vërtet që Mëshira Ime e mund Zemërimin Tim'!
2224.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu thotë: "Unë jam ashtu siç më mendon robi Im dhe jam me të, nëse ai më kujton. Nëse ai më kujton Mua në vetvete, Unë do ta kujtoj atë në Veten Time. Nëse ai më kujton mes një grupi (njerëzish), Unë do ta kujtoj atë mes një grupi më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet një pëllëmbë, Unë do t'i afrohem atij një krah; nëse ai më afrohet një krah, Unë do t'i afrohem atij dy pashë dhe, nëse ai vjen drejt Meje duke ecur, Unë do të shkoj drejt tij duke vrapuar!" (7405)
|