Kapitulli: 1593. Fjala e Allahut, më të Lartit: "Ata duan të ndryshojnë Fjalët e Allahut." (Kuran, 48:15)
2225.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: "Allahu thotë: 'Në qoftë se robi Im dëshiron të bëjë një të keqe, atëherë, o melekë, mos ia shkruani këtë atij, derisa ai vërtet ta bëjë atë punë. Në qoftë se ai e bën atë vërtet, atëherë ia shkruani veprën atij aq sa është. Por, nëse ai e lë atë vepër për Hir Tim, atëherë shënojeni këtë veprim si vepër të mirë në llogarinë e tij. Në qoftë se ai ka ndërmend të bëjë një vepër të mirë, por nuk e bën atë, atëherë ia shkruani atij në llogari si një punë të mirë. Por në qoftë se ai e bën atë vepër të mirë, atëherë ia shkruani atë me vlerë nga dhjetë deri në shtatëqind fish më të madheT (7501)
2226.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Në qoftë se dikush bën një gjynah dhe pastaj thotë: 'O Zoti im, kam bërë një gjynah! Të lutem, më fal!' Atëherë Zoti thotë: 'A e mësoi robi Im se ai ka një Zot i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to? Unë ia kam falur gjynahin e bërë robit Tim!' Pas kësaj, robi vazhdon të mos bëjë asnjë gjynah, aq kohë sa të dojë Allahu, por pastaj bën një gjynah tjetër dhe thotë: 'O Zoti im, unë kam bërë një gjynah tjetër! Të lutem, më fal!' Atëherë Allahu thotë: 'A e ka marrë vesh robi Im se ai ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to?' Unë ia kam falur robit Tim gjynahin që bëri!' Pastaj kalon disa kohë, aq sa do Allahu, pa bërë asnjë gjynah, por më pas robi bën një gjynah tjetër (për herë të tretë) dhe thotë: 'O Zoti im, unë kam bërë një gjynah tjetër! Të lutem më fal!' Atëherë Allahu thotë: 'A e ka marrë vesh robi Im se ai ka një Zot, i Cili ia fal gjynahun që ka bërë dhe ndëshkon për të? E kam falur atë tri herë, prandaj le të bëjë çfarë të dojë!'" (7507)
|