1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1594. Biseda e Zotit të Madhëruar Ditën e Kiametit me Pejgamberët dhe me të tjerët
›  2227 Enesi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të rrëfejë: "Kur të vijë Dita e Kiametit, unë do të ndërmjetësoj dhe do të lutem duke thënë: 'O Zoti im! Futi në Xhenet edhe ata që kanë besim në zemrat e tyre sa një farë hardalli/ Dhe njerëz të këtillë do të hyjnë në Xhenet. Pastaj do të them: 'O Allah! Shtjeri në Xhenet edhe ata që kanë besim në zemër sa gjëja më e vogër." Enesi shton: "Më duket sikur shoh edhe tani gishtat e të Dërguarit të Allahut a.s. (duke bërë me shenjë me gishtin e madh dhe atë tregues për grimcën më të vogël të mundshme për t'u parë). (7509)
URL:
›  2228 Maëbad Ibn Hilili tregon: "U mblodhëm disa njerëz nga Basra dhe shkuan tek Enes Ibn Maliku r.a.. Me ne ishte edhe Thabit Bunaniu që ai të mund të pyeste për hadithin e Ebu Hurejras për ndërmjetësimin e Pejgamberit a.s. Ditën e Kiametit. Edhe Enesi tregoi hadithin e gjatë si Ebu Hunejra por shton në fund të hadithit siç e ka treguar ngjarjen e Ditës së Kiametit Pejgamberi a.s.: "Pastaj ata do të shkojnë tek Isai a.s., por ai do t7u thotë: 'Unë nuk jam për këtë gjë, por shkoni te Muhamedi a.s/. Kështu, ata do të vijnë tek unë dhe unë do t'u them: 'Unë jam për këtë'. Pastaj do t'i kërkoj leje Zotit tim dhe ajo do të më jipet. Allahu do të më frymëzojë lutje falenderuese me të cilat do ta falënderoj dhe do ta lavdëroj Atë, lutje të cilat tani unë nuk i di. Kështu, unë do ta falënderoj Allahun me ato lavdërime e falënderime dhe do të bie me fytyrë përtokë në sexhde për Të. Pastaj do të më thuhet: 'O Muhamed! Ngrije kokën e fol dhe do të të dëgjohet fjala! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe ai do të të pranohet!' Unë do të them: 'O Zoti im! Pasuesit e mi, pasuesit e mi!/ Pas kësaj do të më thuhet: 'Shko dhe nxirr nga Zjarri të gjithë ata që kanë në zemër besim sa një kokërr elbi'. Kështu pra, do të shkoj atje dhe ashtu do të bëj. Pastaj do të kthehem përsëri te Zoti im dhe do ta lavdëroj e do ta falënderoj me ato lavdërime e falënderime dhe do të bie me fytyrë përtokë në sexhde për Të/ (Hadithi vazhdon kështu vetëm me një ndryshim të vogël që tregon shkallën e besimit në zemër: herën e parë sa një kokërr elbi, herën e dytë sa një farë mustarde ose sa një milingonë dhe herën i tretë sa fara më e vogël, më e vogël, më e vogël e mustardës.) Dhe çdo herë do të shkoj dhe do të bëj ashtu siç do të urdhërohem!" (Shih hadithin 1751/4712) (7510)
URL:
›  2229 Nga hadithi i mësipërm gjithashtu përcillet se Pejgamberi a.s. ka shtuar: "Pastaj do të kthehem për herë të katërt dhe do ta lavdëroj e do ta falënderoj Zotin tim me ato lavdërime e falënderime dhe do të bie me fytyrë përtokë në sexhde për Të. Pastaj do të më thuhet: 'O Muhamed! Ngrije kokën e fol dhe do të të dëgjohet fjala! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe ai do të të pranohet/ Unë do të them: 'O Zoti im! Më lejo të ndërmjetësoj për çdokënd që ka thënë: Laa ilahe il-lAllah - nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, përveç Allahut'. Pas kësaj Allahut do të thotë: 'Për Fuqinë Time! Për Madhështinë Time! Për Krenarinë Time! Për Madhërinë Time! Unë do të nxjerr nga zjarri cilindo që ka thënë: Laa ilahe il- lAllah’!” Shih hadithin e mësipërm dhe hadithin Nr. l751/4712) (7510)
URL: