Kapitulli: 163. Gruaja duhet t'i shprishë flokët (gërshet etj.) kur merr gusl pasi t'i mbarojnë ditët
215.
Aishja r.a. tregon: "Ditët e para të Dhul-Hixhe-xhes (muaji i dymbëdhjetë hënor) u nisëm (për haxh). I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Kush dëshiron të hyjë në ihram për umre, le ta bëjë këtë. Ndërsa unë, në qoftë se nuk do të kisha marrë kurbanët me vete, atëherë padyshim që edhe unë do të bëja nijetin e ihramit për umre." Kështu pra, disa prej nesh e bënë nijetin e ihramit për umre dhe disa e bënë nijetin e ihramit për haxh. Unë isha prej atyre që e bënë nijetin e Ihramit për Umre (për haxh teniettu). Dhe ja, erdhi dita e Arafatit, ndërsa unë isha akoma në ditët e mia! Kështu që iu ankova për këtë Pejgamberit a.s.. Ai më tha: "Lëre umren, shprishi flokët, krihe kokën dhe bëj nijetin për haxh." Kështu veprova (dhe kreva veprimet e Haxhit), derisa natën e Hnsbas ai më çoi mua me vëllanë tim Abdurr- Rrahamanin në Ten'iim, që të hynim në ihram me nijet për umre në vend të umres së parë (të Haxhit). Hishami (përcjellësi i dytë i hadithit) thotë se për atë Umre nuk pati nevojë as për kurban, as për agjërim, as për të dhënë sadaka (bamirësi) (si shlyerje për Umren e parë). (317)
|