| Kapitulli: 164. Gruaja nuk i fal namazet e humbura gjatë ditëve të zakoneve të saj 
                                         
                                        216.  
                                            
                                        
                                        Muadhah tregon: "Një grua e pyeti Aishen r.a.: "A duhet që t'i fal namazet që nuk i kam falur gjatë atyre ditëve për shkak të zakoneve?" Aishja r.a. i tha: "Vallë, nga Harurah je ti? Edhe në kohën e Pejgamberit a.s. na vinin zakonet, por ai nuk na urdhëronte t'i falnim namazet e humbura (që nuk i kishim falur gjatë ditëve të zakoneve tona)", ose (Aishja r.a.) i tha: "Atëherë nuk e bënim një gjë të tillë (pra nuk i falnim ato)." (321)
                                     |