1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 175. Si u bë i detyruar namazi natën e Isra-së
›  228 Sipas Enesit r.a., Ebu Dherri r.a. ka treguar se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur isha në Mekë, çatia e shtëpisë sime u hap dhe zbriti Xhibrili a.s., i cili më hapi gjoksin dhe ma lau atë me ujë zemzemi. Pastaj ai solli një tabaka të artë (të mbushur) plot me Urtësi dhe iman dhe, pasi zbrazi në gjoksin tim ç'kishte në të, e mbylli atë përsëri. Pas kësaj ai më mori mua për dore dhe u ngjit lart bashkë me mua në qiellin e dynjasë (qielli më i afërt). Sapo arrita në qiellin e parë, Xhibrili a.s. i tha rojes së qiellit: "Hape (portën)!". Roja pyeti: "Kush është?" Xhibrili iu përgjigj: "Xhibrili". (Roja) pyeti: "A është tjetër kush me ty?" (Xhibrili) i tha: "Po, me mua është Muhamedi a.s." (Roja) pyeti: "A është i ftuar?" Xhibrili iu përgjigj: "Po". Kështu ai e hapi portën dhe ne po ngjiteshim në qiellin e dynjasë, kur ja, pamë një burrë të ulur dhe në të djathtë të tij një mori njerëzish, edhe në të majtë një mori (tjetër) njerëzish! Kur shihte nga e djathta qeshte, ndërsa kur shihte nga e majta qante. Pastaj ai tha: "Mirësevjen, o Pejgamber i drejtë dhe bir i drejtë". E pyeta Xhibrilin: "Kush është ky?" Ai më tha: "Ky është Ademi, ndërsa këto tufa të mëdha në të djathtë dhe në të majtë të tij janë e pasardhësit e tij. Ata nga e djathta janë banorët e Xhenetit, ndërsa turma në të majtë të tij janë banorët e Zjarrit. Kështu, kur sheh nga e djathta e vet, ai qesh, ndërsa kur sheh majtas qan? (E ndoqa këtë pamje), derisa Xhibrili a.s. më ngjiti në qiellin e dytë, kur ai (a.s.) i tha rojës së tij: "Hape (portën)". Roja i bëri Xhibrilit të njëjtën pyetje që i bëri ai i qiellit të parë dhe e hapi (portën)."
Sipas Enesit r.a., Ebu Dherri ka treguar se Pejgamberi a.s. takoi në qiej (me radhë) Ademin, Idrisin, Musanë, Isanë, dhe Ib ahimin (paqja e Allahut qoftë mbi ta). Por Ebu Dherri nuk ka përmendur se në ç'qiell takoi secilin prej tyre, por ka thënë se ai (Pejgamberi a.s.) gjeti Ademin a.s. në qiellin e dynjasë (qiellin parë), kurse Ibrahimin a.s. në qiellin e gjashtë.
Më tej, Enesi r.a. ka treguar: "Kur Xhibrili a.s. bashkë me Pejgamberin a.s. kaluan pranë Idrisit, ky tha: "Mirë se vjen, Pejgamber i drejtë dhe vëllai i drejtë!" Pejgamberi pyeti: "Kush është ky?" Xhibrili i tha: "Ky është Idrisi". Pejgamberi a.s. shtoi: "Kalova pranë Musait, i cili më tha: "Mirë se erdhe, o Pejgamber i drejtë dhe vëlla i drejtë." Pyeta: "Kush është ky?" Xhibrili më tha: "Ky është Musai". Pastaj takova Isanë, i cili tha: "Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë". Pyeta: "Kush është ky?" Xhibrili më tha: "Ky është Isai". Pastaj takova Ibrahimin, i cili më tha: "Mirë se vjen, o Pejgamber i drejtë dhe bir i drejtë". Thashë: "Kush është ky?" Xhibrili më tha: "Ky është Ibrahimi a.s."
Ibn Abbasi dhe Ebu Habba Ensariu (r.a.) tregojnë: "Pejgamberi a.s. shtoi: "Pastaj Xhibrili a.s. u ngjit me mua në një vend aq lart saqë atje dëgjova gërvishtjet e kalemave që shkruanin."
Ndërsa Enesi a.s. transmeton nga Pejgamberi a.s. (fjalët e mëposhtme): "Kështu Allahu i bëri detyrim për ndjekësit e mi pesëdhjetë namaze dhe me këtë urdhër të Allahut u ktheva, kur takova Musanë, i cili më tha: "Çfarë bëri detyrim Allahu ty për pasuesit e tu?" I thashë: "Urdhëroi pesëdhjetë namaze". Ai më tha: "Ktheu prapë tek Zoti yt. Në të vërtetë, pasuesit e tu nuk do të kenë fuqi për to." Kështu që u ktheva tek Allahu dhe Ai i përgjysmoi ato. U ktheva tek Musai dhe i thashë se Allahu i përgjysmoi ato, por ai më tha: "Ktheu tek Zoti yt, sepse pasuesit e tu nuk do të kenë fuqi për to. " Kështu pra,u ktheva përsëri dhe Allahu m'i përgjysmoi sërish ato. Pastaj u ktheva te Musai dhe ai më tha: "Ktheu tek Zoti yt, pasi pasuesit e tu nuk do të kenë fuqi për to". Përsëri u fctheva tek Allahu. Allahu i Madhëruar tha: "Ato do të jenë pesë falje sa për pesëdhjetë namaze (në shpërblim). Tashmë nuk ndryshon më Fjala Ime." U ktheva përsëri tek Musai. Më tha: "Ktheu tek Zoti yt", por i thashë: "Tani ndiej shumë turp nga Zoti im (për t'i kërkuar përsëri lehtësim)". Pas kësaj Xhibrili më mori, derisa arritëm te Sidretid- Mnnteha.m Ajo mbulohej me ngjyra të shumta e të papërshkrueshme. Pastaj më futën në Xhenet, ku pashë mure të vegjël (të ulët) perlash dhe pashë dheun e tij prej misku." (349)
URL:
›  229 Aishja r.a., nëna e besimtarëve tregon: "Kur Allahu e bëri të detyruar faljen e namazit, Ai e detyroi atë me dy e nga dy rekatë si për vendasin, ashtu edhe për në udhëtim. Pastaj namazi i udhëtarit mbeti siç qe (dy rekate), ndërsa për vendasit u shtuan rekatët." (350)
URL: