Kapitulli: 178. Nëse dikush falet duke qenë i mbështjellë vetëm me një rrobë, atëherë duhet t'ia kryqëzojë anët duke i hedhur shpatullave
234.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Të mos falet kush prej jush kur është i mbështjellë vetëm me një rrobë, pa vënë diçka prej saj krahëve (duke mbuluar shpatullat)." (359)
235.
Po nga Ebu Hurejra përcillet se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Kush falet me një rrobë të vetme, le t'i kryqëzojë cepet e saj krahëve (duke mbuluar me to shpatullat)." (360)
|