Kapitulli: 181. Është e urryer të jesh i zhveshur në faljen e namazit
239.
Xhabiri r.a. tregon: (Në kohën para Islame, para se Pejgamberit a.s. t7i vinte Shpallja Hyjnore), ndërsa i Dërguari i Allahut po mbante gurë bashkë me njerëzit e tjerë të Mekës për të rindërtuar Qabenë, xhaxhai i tij, Abbasi, i thotë: "O nipi im! (Është më mirë) sikur ta hiqje izarin dhe ta vije në shpatulla, nën gur (që mos të të vrasë)?" Kështu, ai e hoqi atë dhe e hodhi shpatullave, por papritur ra pa ndjenja. Kështu pra, qysh atëherë, ai kurrë nuk u pa më i zhveshur. (364)
|