Kapitulli: 189. Falja e namazit mbi çati, në minber ose në dru
249.
Sehl Ibn Saadi r.a. e pyetën për minberin (e Pejgamberit a.s.) se nga çfarë ka qenë. Sehli u përgjigj: "Asnjë nga njerëzit që kanë mbetur gjallë nuk di për të më mirë se unë. Ai ka qenë prej dru bruke pylli. Atë e pati gdhendur filani, robi i liruar i filanit për të Dërguarin e Allahut a.s. Kur u përgatit dhe u vendos (në xhami), i Dërguari i Allahut a.s. u ngjit në të dhe, duke iu drejtuar Kibles, shqiptoi tekbirin e fillimit të namazit (Allahu Ekber - Allahu është më i Madhi). Kështu bënë dhe njerëzit pas tij (duke u lidhur në falje pas tij dhe kështu ai a.s. u priu njerëzve në falje). Ai këndoi Kuran dhe u përkul, po ashtu u përkulën edhe njerëzit pas tij. Pastaj ai ngriti kokën (qëndrimi në këmbë pas rukusë) dhe bëri mbrapa (duke zbritur prej andej) dhe ra në sexhde me krye në tokë. (Pastaj ai u ngrit përsëri në rekatin e dytë) duke u ngjitur përsëri në minber, këndoi, u përkul në ruku, ngriti kokën nga rukuja, bëri mbrapa (duke zbritur prej tij) derisa ra me fytyrë për tokë në sexhde. Kaq, pra, di unë për minberin.,/ (377)
|