Kapitulli: 190. Falja e namazit në hasër me gjethe hurme (e gjatë sa një shtat njeriu ose më e gjatë)
250.
Enes Ibn Malik r.a. tregon se gjyshja e tij r.a. ftoi të Dërguarin e Allahut a.s. për një darkë (ushqim) të cilin e kishte përgatitur ajo vetë për të. Ai (a.s.) hëngri prej atij ushqimi pastaj tha: "Ngrihuni! Do t'ju prij në namaz." Unë u ngrita cihe mora një hasër tonën të nxirë nga koha e gjatë e përdorimit dhe e lava me ujë. I Dërguari i Allahut a.s. u ngrit për falje te kjo hasër. Unë dhe jetimi qëndruam pas tij përkrah njëri-tjetrit, ndërsa gjyshja u vendos akoma më pas nesh. Kështu pra, i Dërguari i Allahut a.s. na fali ne dy rekatë namaz pastaj u largua. (380)
|