Kapitulli: 199. Ç'thuhet për drejtimin drejt Kiblës në falje dhe kush nuk e sheh të nevojshme përsëritjen e namazit, nëse dikush gabimisht është falur në drejtim tjetër nga ai i Qabesë në Mekë
263.
Umeri r.a. tregon: "Zoti im u pajtua me mua (m'i pranoi duatë) për tri raste: Kur (i) thashë (Pejgamberit a.s.): "O i Dërguari i Allahut! Do të desha sikur ta merrnim Mekamin e Ibrahimit a.s. vend për falje." Atëherë zbriti Shpallja Hyjnore: "Dhe zgjidhni Mekamin e Ibrahimit (a.s.) si vend për falje ... " (Kuran, 2:125). (Para se të zbriste) vargu kuranor në lidhje me mbulimin e grave, unë (i) thashë (Pejgamberit a.s.): "O i Dërguari i Allahut! Do të dëshiroja sikur t'i urdhëroje gratë e tua të mbulohen (e të mos shihen) nga burrat, sepse të mirët dhe të ligjtë flasin për to." Atëherë zbritën ajetet e mbulimit të grave (Kuran, 24:31 dhe 33:59). Dhe një herë, kur gratë e Pejgamberit a.s. u bënë të gjitha në një mendje kundër tij, për shkak të xhelozisë, unë u thashë atyre: "Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju." Kështu, zbriti ky ajet (tamam siç e pata thënë unë)." (Kuran 66:5).(402)
|