1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 205. Ndarja (e mallrave ose e pasurisë) dhe varja e një vile hurme në xhami
›  269 Enesi r.a. tregon: "Pejgamberit a.s. i erdhën mallra nga Bahrejni. Ai tha: "I hapni ato në xhami." Kjo qe sasia më e madhe e mallit që i ishte sjellë ndonjëherë të Dërguarit të Allahut a.s.. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. shkoi për faljen e namazit dhe as nuk i lëshoi sytë fare andej nga malli. Pasi përfundoi namazin, ai u ul pranë atyre mallrave dhe nuk la askënd prej atyre që shikoi pa i dhënë diçka. Pastaj aty erdhi Abbasi (xhaxhai i Pejgamberit a.s.) dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Më jep edhe mua diçka, sepse kam pas paguar për të liruar veten time dhe Akilin." I Dërguari i Allahut i tha që të merrte. Kështu, Abbasi, si e mbushi plot e me të rrasur rrobën e vet, u përpoq ta ngrinte, por nuk mundi. Ai tha: "O i Dërguari i Allahut! Thuaji dikujt (të më ndihmojë e) të ma ngrejë." Por Pejgamberi a.s. nuk pranoi. Pastaj ai i tha Pejgamberit a.s. që të mund ta ndihmonte ai për ta ngritur, por ai a.s. përsëri nuk pranoi. Atëherë Abbasi hoqi diçka prej saj dhe u përpoq ta ngrinte (por s'mundi). Më në fund ai e ngriti atë në krahë dhe u largua. I Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi ta vështronte, derisa ai u largua e nuk shihej më, duke u habitur me lakminë e madhe (që tregoi Abbasi). Kështu pra, i Dërguari i Allahut a.s. nuk u ngrit nga vendi, derisa u shpërnda (i gjithë malli) deri në dirhemin (qindarkën) e fundit. (421)
URL: